Etiketa e titullit: Simulatorët e fluturimit RV, A munden Simulatorët të zëvendësojnë trajnimin e pilotëve?

Simulatorët e fluturimit RV: A mund të zëvendësojnë plotësisht stërvitjen tradicionale të pilotëve?

Për më shumë se 8 dekada , pilotët janë trajnuar me anë të simulatorëve të fluturimit . Mirpo Për gjatë kësaj kohe janë bërë përparime të shumta teknologjike . Në vitin 2019 , Realiteti Virtual është bërë një formë e re dhe profesionale për trajnimin e pilotëve , gjw e cila po jep rezultate të reja të jashtëzakonshme dhe emocionuese për industrinë e aviacionit.

Për gati një shekull , çdo Pilot I cili drejton Aeroplanë nga Avionët privat e deri tek bombarduesit e Forcave Ajrore janë trajnuar duke përdorur Simulator Fluturimi . Tani, në atë që doli të jetë një zbulim i madh në teknologji, mënyra se si studentët e fluturimit mësojnë të fluturojnë është miratuar/ adoptuar. Mësimdhënia e pilotëve me sistemet RV ka bërë që të përfitojnë shkolla profesionale fluturuese me mësime më të lira si dhe ka ndihmuar qeverinë e Shteteve të Bashkuara duke ulur kostot e Forcës Ajrore në buxhetin e mbrojtjes .Gjithashtu edhe Mekanikët e aeronautikës mund të trainohet me të. Le të shohim disa shembuj se si simulatorët e fluturimit RV do të ndihmojnëshkencën e aviacionit me kalimin e kohës.

Si funksionojnë simulatorët modernë të fluturimit


Simuluesit e fluturimit bëhen normalisht kur pjesët e përparme (Kabina) të një aeroplaniprehen , dhe pastaj lidhen në një platformë në formë hexapodi ose gjashtëkëndëshi për të lejuar gjashtë shkallë lëvizje të pjesës së lidhur të aeroplanit. Për t’iu dhënë pilotëve një pamje të një piste apo peizazhi, ekranet e videove vendosen brenda.

Pilotëve të trajnimit u jepet mundësia për të punuar me situata të ngjashme jetësore në kabinë me anë të përdorimittë simuluesve të fluturimit. Përdorimi i Simulatorëve mund të kursej shumë kohe dhe para duke kursyer përdorimin e karburantit , duke shmangur mirëmbajtjen e zakonshme dhe amortizimin përgjat përdorimit të vazhdueshëm, dhe pa e dëmtuar asnjë pilot apo pasagjer të vetëm, , simulimet e situatave dhe kushteve të rrezikshme, si dhe dështimet e sistemit mund të jenë të inkuadruara për të sfiduar pilotin.

Fokuset e lëvizjes, komunikimit, kontrollit të trafikut ajror dhe vizual mësohen me përdorimin e një forme të përparuar të teknologjisë të quajtur simulatori i fluturimit. Një shembull i asaj që mund të bëhet është ekspozimi i pilotëve të stërvitjes në ushtrime në orientim hapësinor duke vendosur SF të krijojë të njëjtën ndjenjë të fërkimit të ajrit që shtyn kundrejt trupit të aeroplanit. Një piloti I ofrohet pamje satelitore e objekteve te cilat ai duhet ti sheh ne një aeroport , duke përdorur një fushë prej 180 shkallësh .

Fillimisht , SF Kishte katër nivele të cilat vlerësoheshin me notat A deri D , ku D-ja ishte standardi më I lartë . Së fundmi , ato katër nivele u ngritënndërkombëtarisht në shtatë sosh dhe D-ja u shndrrua në Tipin 7 , në të dyja , si në trajnimin fillestar ( Duke ndryshuar tippet dhe llojet e aeroplanëve ) ashtu edhe në vazhdimësinë e edukimit dhe trajnimit për Aeroplanë Komercial (Trajnimet ne baza të rregullta janë domosdoshmëri për çdo pilot komercial , dhe atë cdo gjashtë muaj në mënyrë që atyre t’iu lejohet fluturimi/drejtimi I aeroplanëve CAT në itinerarin e tyre),Tipi 7 / Niveli D , është tani standardi I duhur .

Pse të ndryshojmëdicka që ka funksionuar gjithmonë?

Simulatorët e Fluturimit mund të jenë shumë të kushtueshëm , marrin shumë hapësirë dhe janë shumë të rëndë duke kërkuar kështu makineri të rëndë për ti lëvizur.Për shembull. Simulatori I plotë I Tipit 7 për fluturim kushton afër 12 Milion Dollar Amerikan , dhe ky çmimnuk përfshin kostot e operimit të paisjes . Kur një aeroplan I modelit më të vjetër duhet të zëvendësohet me një version më modern, shpenzimet shkojnë edhe më lartë. Prandaj , Aktualisht , trajnimi I pilotëve e shpenzon buxhetin e Ushtrisë dhe është zakonisht e pa përbalueshme edhe nga ana e atyre që dëshirojnë të bëhen pilot .

A do të bëhet realitet trainimi i RV për pilotët?

Vitet e fundit, pati shumë polemika në të gjithë industrinë e avionikës,me shumë dyshime mbi efektivitetin e realitetit virtual në trajnimin e pilotëve.Ka pasur nga ata që kanë folur rreth asaj se varësia e testuar përgjat kohës , e simulatorit aktual të fluturimit, nuk mund të zëvendësohet me asgjë në treg. Kishte shqetësime të tilla si kapja e maskës së oksigjenit kur kabina të mbushej me tym ose mësimi I të kuptuarit të dridhjeve të vogla në ulësen e pilotit përgjatë drejtimit të aeroplanit , gjë e cila mund të humbiste përgjatë përkthimit . Edhe pse në vitet e fundit nuk kishte ndonjë provëqë simuluesit fizikë ishin më pak të aftë se opcioni I realitetit virtual . Sidoqoftë, RV është duke u përdorur së bashku me mësimet në operacionet e trajnimit të Forcave Ajrore si dhe nëdisa shkolla private të mësimit të fluturimit.

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara përdorin një program të quajtur PTN i cili ndërthyn shumë teknologji, përfshirë kështu biometrikë të përparuar , analizëtë të dhënave, realitet të shtuar dhe virtual, si dhe intelegjencë artificiale në mënyrë që Pilotët të trajnohen më shpejt , më lirëdhe në një situatë mësimore më të përqendruar.Programi i parë PTN filloi në Gusht 2018 dhe mbuloi 20 javë me 20 pilotë nën krahun e saj. Vetëm katër muaj më vonë, 13 prej tyre diplomuan me sukses.Zakonisht është një program një vjeçar, derisa pilotët e trajnuar të diplomohen.

Cfarë do të sjell e ardhmja nga përdorimi I RV Për Trajnimin e pilotëve?

Duke u bërë njëri nga artikujt kryesorë për t’u zotëruar në botën e video lojrave , realiteti virtual ishte vetëm njëpërfytyrim ,pak më shumë se një dekadë më pare. Megjithatë, deri në vitin 2016, kishte mbi 230 ndërmarrje që krijonin produkte në fushën e realitetit virtual, dhe ato nuk ishin biznese të vogla por nga ato si Samsung , Google , Sony , Amazon, Apple dhe Microsoft të cilat nisën dhe udhëhoqën rrugëtimin , Pastaj në vitin 2018 erdhi ekrani prototip varifokal i Facebook-ut i quajtur Half Dome .Ky përdorim i realitetit virtual lejonte distanca të pakufizuara me përqendrim nga vizioni i afërt në larg, duke ofruar një fushë shikimi me 140 shkallë pa rritur peshën ose formën e pajisjes së konsumatorit.

Përdorimi i tanishëm i teknologjisë RVbëhetme anë të mjediseve multi-projeksionale dhe kufjeve të cilat bëjnë që përdoruesi të ndjehet sikur realisht gjindet në situatën virtuale. Tani , Arritjet e reja ne teknologjinë e Realitetit Virtual mundësojnë që pilotët gjatë trajnimit përveç ndjesive të rëndësishme të një fluturimi të vërtetë të ndjejnë gjithashtu edhe dridhje , përmes diçkaje të quajtur sistemi haptik.Përparimet virtuale janë duke arritur rezultate të shkëlqyera edhe në PTSD dhe trajnime ushtarake.Shkollat e fluturimit po përfitojnë gjithashtu duke përdorur teknologjinë e re në vend të video mësimeve të vjetra . Njëra nga Ndermarrjet e para të aviacionit e cila ka përdorur RV është nga Australia . Instruktori kryesor I pilotëve angazhonoj një ekuipazh nga produksioni filmik për të krijuar një përvojëtë re virtuale e cila mundësoj përdorimin e Kufjeve dhe Telefonëve të menqur si paisje për t’iu mësuar studentëve bazat e fluturimit .
Tani edhe ju mund të regjistroheni në një kurs për Pilot me Certifikatë RV , si dhe shumë te tjera që do të vijnë .

Shikoni disa nga kufjet më superiore të RV të disponueshme


Kufjet aktualisht janë të lidhura ose të lëvizshme. Ju mund të lidhni një telefon celularë me një kufje të lëvizsshme gjë e cila e shndrron cdo Telefon të menqur në një paisje pa kabllo të realitetit virtual.Google Daydream dhe Samsung Gear janë disa nga kufjet më të lira për telefonin tuaj celular.Kufjet e lidhura janë me të vërtet të mira për arsye se kanë aftësinë për të ndjekur me saktësi pozicionin tuaj . Një kufje e RV e lidhur zakonisht do të mundesojë një përjetim më të thellë dhe real të fluturimit për kundër aftësisë më të vogël të fuqisë së një smartphone për të përpunuar në krahasim me laptopët ose desktopët.

Një përdorues duhet të ketë këto pajisje për të filluar:

  • Një kompiuter fluturimi me anë të realitetit virtual
  • Kufje të kualitetit më të lartë
  • Pedale të fletëzave
  • Softuer për fluturim RV
  • Një levë aeroplani ose timon kontrolli.

Teknologjia haptike nuk është akoma e disponueshme për përdorim publik, por ndryshimet më të fundit janë përshtatja e përdorimit të veprimeve mekanike, me anë të pajisjeve që prekin pjesë të ndryshme të trupit tuaj, ku më së shpeshti përdoren për të prekur, majat e gishtave dhe duarve, duke mundësuar kështu ndjesinë sa më të vërtet të realitetit virtual .Kur kjo u krijua për t’u përdorur në trajnimin e fluturimit dhe kjo u dha pilotëve RV aftësinë për t’u përshtatur me ndjenjën e numrave ose thirrjeve dhe çelsave ose butoneve ,që ata do t’i përdorin në realitet.

Softuer i fluturimit që do t’ju tërheq shumë

  • X-Plane

Softueri në këtë program është aq real saqëështë jashtëzakonisht I njohur . X Plane 11 ka karakteristika të reja, me një azhurnim në një ndërfaqe të përdoruesit me definicion të lartë, duke krijuar një ndjenjë relativisht të ngushtë me detaje reale dhe me cilësi të lartë për pjesët e një avioni.

  • DCS World

KY është konsideruar në mesin e simuluesve më tëmirë të fluturimit , për PC , me një perspektivë të jashtëzakonshme reale . Ju do të harronit që jeni duke luajtur një lojë , kur të përballeni me sfiden e të hyrit në një kabinë shumë të detajuar me pamje reale të panelit të instrumenteve për të bërë një fluturim virtual .

  • AeroFly 2

Aerofly2 është një program i mrekullueshëm softuerik- fluturimi RV me grafikë 3D të cilën nuk e keni përjetuar kurrë më parë, dhe që vërtetë formon  dinamikën e fluturimit për pilotët e ardhshëm.Realizmi përfshin një kabinë të detajuar dhe fizikë të mahnitshme aerobatike mbi një paraqitje të bukur të jug-perëndimit të SHBA.

Bërja e RV të menaxhueshëm për industrinë e aeronautikës dhe pilotët

Në vitin 2020, realiteti virtual nuk po injorohet më, si pjesë e aviacionit. Edhe pse simulimet e fluturimit me RV mund të jenë të ndryshme nga përvoja e vërtet e fluturimit të një aeroplani të madh në qiell , Por për një brez të ri I cili ëndërron një karrierë në aviacion tanimë nuk mund të llogarisë në ngritjen e kostos ,as për simulatorët me vlerësimet më të larta .

Leave a Comment